Fifi: Nuk do të lë më asnjeri që të luajë me mua


Fifi: Nuk do të lë më asnjeri që të luajë me mua

23:19 08/02/2020

“Qaj” mban titullin kënga më e re e Fifit e publikuar mbrëmjen e kësaj të shtune. Promovimin e saj, këngëtarja e bëri nga skena e spektaklit Klanifornia, në Televizionin Klan, ku zbuloi edhe detaje rreth tekstit dhe mesazhit të saj.

Marina Vjollca: Ti sapo ke nxjerrë dhe këngën tënde më të re.

Fifi: Dua të flas pak për këtë këngë. Është këngë që e kam shkruajtur pas gjithë atyre momenteve që më është ndarë zemra në dysh. Mendova që duhet të dilte një këngë si kënga “Qaj”. Në të them që dua të bëhem mirë dhe se nuk do të lë më asnjë njeri që të luajë me mua. Zakonisht ne femrat edhe i mbajmë lotët dhe në këtë rast është shpërthe o lot vu, nxirre të keqen edhe nisja ditës tjetër me pozitivitet.

Marina Vjollca: Mesazh për të gjitha gocat./tvklan.al





Të ngjashme