Kjo ditëlindje për Fifin ishte ndryshe nga gjithë të tjerat sepse nuk mund të ishte pranë njerëzve të saj më të dashur, për shkak të izolimit si pasojë e situatës së krijuar nga virusi.

Por programi “E Diela Shqiptare”, në Tv Klan në ditën më të veçantë për të përgatiti shumë surpriza. Gjithashtu drejtuesi i programit, Ardit Gjebrea zhvilloi me të një intervistë shumë ndryshe, ku Fifi rrëfeu shumë detaje interesante të pathëna më parë nga jeta e saj personale.

Ardit Gjebrea: Cila do ishte lista e një ditëlindje të munguar, kështu do të zbulojmë dhe njerëzit e dashur për ty?

Fifi: Ka shumë njerëz që duhet t’i përmend tek kjo listë.

Ardit Gjebrea: Kë do doje që mos ta dinte mami me babin?

Fifi: Mami dhe babi im, nesë jo babi, mami e di çdo gjë që ndodh në jetën time dhe nuk kam çfarë të fsheh prej atyre.

Pyetjes nëse është e dashuruar, këngëtarja u përgjigj se është e dashuruar kokë e këmbë me një djalë, por emrin e tij ka vendosur mos e tregojë kurrë.

Fifi: Po jam shumë vallai. Këtë pyetje nuk duhet të ma bënin se tani prishet grimi.

Ardit Gjebrea: Me kë je e dashuruar?

Fifi: Jam e dashuruar kokë e këmbë me një djalë, të cilin kam vendosur mos e tregoj emrin kurrë në jetën time.

Ardit Gjebrea: Po një ditë do ta marrim vesh apo jo?

Fifi: Po nëse duhet të dalë ndonjëherë del!

Ardit Gjebrea: Po nëse do ketë mend në kokë që të të meritojë!

Fifi: Ai mend në kokë ka, por…

Ardit Gjebrea: Ti dasmën do ta bësh në Prishtinë apo në Tiranë?

Fifi: Duhet ta shoh, se akoma se kam vendosur.

Ardit Gjebrea: Sa ditë do ta bësh dasmën?

Fifi: Do ta bëj siç e thotë tradita shqiptare, një javë dasmë./tvklan.al