Këngëtarja e njohur Fifi kohët e fundit është komentuar së tepërmi në mediat rozë për shkak të humbjes drastike në peshë. Fotot e fundit të publikuara në rrjetet sociale tregojnë mjaft mirë ndryshimin në pamjen e saj.

Fifi duket ndryshe dhe kjo gjë nuk mund t’i shpëtonte as syrit të fansave që e kanë përgëzuar për dukjen, por ka patur edhe nga ata që nuk janë treguar aq dashamirës në komentet e tyre.

Kjo gjë ka bërë që Fifi të reagojë përmes disa postimeve në Instastory ku sqaron ndjekësit e saj se rënia në peshë nuk erdhi si pasojë e dy ndërhyrjeve ‘liposuction’-i, por falë regjimit strikt ushqimor dhe ndjekjes së seancave të rregullta në qendrat e dobësimit./tvklan.al