Të fundit në garë për javën e shtatë të festivalit “Kënga Magjike” janë dy artistët Fifi dhe Bruno që vijnë për herë të parë në një duet bashkë.

Fifi, përveçse si këngëtare, njihet edhe si autore tekstesh dhe kompozitore. Fifi ka qenë pjesëmarrëse në “Albanian Got Talent”, “Voice of Albania” dhe në 3 edicione të “Top Fest”. “Zhurmë”, “Psikopatja jote” dhe “Marova” janë këngët hit të vlerësuara në Top 3 në Kënga Magjike.

Bruno u bë i njohur për publikun shqiptar në “X Factor Albania”. “Mirëmëngjes Dashni” dhe “Digjem” janë 2 hitet e tij në “Kënga Magjike” me Artjola Toskën. Klipi i këngës “Mori” numëron mbi 55 milionë klikime në YouTube.

Ardit Gjebrea: Të paska “grisur” Bruno gjithandej.

Fifi: Jo më “grisi” tjetërkush.

Bruno: Eeeee mirë, mirë…

Fifi: E pa Bruno edhe më tha “Shpejt përpara meje”…

Ardit Gjebrea: Ishte një fiksim prej kohësh dueti juaj, si erdhi idea?

Fifi: Ishte fiksim prej kohësh, ne kemi qenë miq prej shumë vitesh me Brunon dhe na erdhi momenti që ta kemi dhe një gjë bashkë.

Ardit Gjebrea: Ju të dy tashmë shkruani këngë edhe për artistë të tjerë, jo vetëm për veten tuaj. Tek kjo këngë që do këndoni sot kush e ka pjesën e luanit?

Fifi: Pjesën e luanit? Flori…

Ardit Gjebrea: Një produksion nga “Three Dots”, por kemi edhe pyetje nga fansat tuaj.

Nëse do dilje nga trupi yt a do ishe fans i Fifit?

Fifi: Adhuruese e flaktë.

Nëse nuk do të kishe bashkëpunuar me Florin dhe Three Dots që në fillim të karrierës tënde çfarë do kishe bërë?

Bruno: Pa diskutim që do isha bërë kuzhinier. Vdes të gatuaj e dua ushqimin shumë, edhe pse duket në fakt.

Ardit Gjebrea: Duket për të tre.

Fifi: Jo unë kam rënë.

Ardit Gjebrea: Po ti je dobësuar. /tvklan.al