Në këto ditë të vështira në vendin tonë, por edhe gjithë botën si pasojë e përhapjes së pandemisë, artistët janë përpjekur që edhe në këto momente të jenë më pranë publikut me projektet e tyre muzikore.

Në tjetër këngëtare që ka paralajmëruar projektin e saj muzikor është Fifi. Përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram, ajo ka bërë të ditur se në datën 31 Mars do sjellë bashkëpunimin me këngëtaren Rezmie Osmani.

Produksioni i ri muzikor mban titullin “Lezet” dhe fansat mezi po presin publikimin e saj nga dy këngëtaret më të dashura të publikut./tvklan.al