Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” ishte i ftuar Ilir Konomi, autori i librit “Pavarësia, udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit”. Libri fokusohet në udhëtimin 1- mujor të Ismail Qemalit nga Stambolli drejt Shqipërisë, për shpalljen e Pavarësisë. Ai sjell detaje dhe informacione interesante të pazbuluara më parë.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu për pozicionin që kishte Ismail Qemali para udhëtimit, Konomi u shpreh: Ai ka qenë guvernator i disa provincave shumë të rëndësishme dhe këto nuk ishin poste të vogla, por shumë të larta të administratës së lartë. Mesa kuptoj unë, Ismail Qemali ka patur dhe një ndikim shumë të madh në Perandorinë Osmane, në kuptimin që ishte njeriu që kërkonte ta liberalizonte Perandorinë dhe fliste me sulltanin shumë hapur, shumë çiltër. Ekzistonte dhe një letër e famshme e 1887, që ai i ka dërguar sulltanit sesi ta reformojmë perandorinë./tvklan.al