Jazz dhe Knicks rivendosin balancat me rivalët, komplikohet situata për Washington

Filadelfia mundi Wizards me rezultatin 120-95 dhe e çoi rezultatin në 2-0 në seritë e play off.

U dalluan Simons dhe Embiid, me nga 22 pikë të shënuara.

Wizards u dorëzua, edhe pse Bradley Beal realizoi 33 pikë. Westbrook pësoi një dëmtim në kavilje dhe doli nga parketi dy herë. Ai madje u përplas edhe më një tifoz të ekipit kundërshtar, që i hodhi kokoshka.

Në takimin tjetër, Nju Jork Knicks mundi Atlanta Hawks me rezultatin 101-92 dhe siguroi fitoren e parë në play off në 8 vite.

Rose e mbylli lojën si më i miri në parket duke realizuar 26 pikë në 29 minuta, por vendimtar ishte edhe Randall me 15 pikë dhe 12 ribaunde.

Bullock me 15 pikët e tij luajti rol me rëndësi në sukses.

Pas magjisë në lojën 1, Yang nuk arriti që të udhëhiqte Hawks drejt suksesit, edhe pse shënoi 30 pikë dhe dha 7 pasime.

Utah Jazz triumfoi ndaj Memphis Grizzlies me rezultatin 141-129.

Ata barazojnë përballjet në serinë e play off-it, pasi humbën në takimin e parë.

Jazz thyen rekordin e tyre për tripikësha të shënuar, duke realizuar 19 nga 15.

U dallua në parket Mitchell me 25 pikë në 26 minuta. Për Grizzlies nuk mjaftoi Morant, i cili shënoi 47 pikë dhe vendosi rekord të ri në play off për klubin.

Klan News