Përbërësit:

500 gr fileto gici

100 ml birrë

50 gr speek

30 gr mustardë

3 gr piper i kuq kokërr

1 karrotë

1 qepë

1 kungull jeshil

1 selino

Pak rozmarinë

Sherebelë

Kripër

Piper

Vaj

https://youtu.be/0yayXjF48GQ?t=7m7s

Përgatitja:

Fillimisht marinojmë fileton e gicit me kripë, piper, vaj ulliri dhe rozmarinë. Pasi e marinojmë e lyejmë të gjithë fileton me mustardë. Më pas fileton e gicit e mbështjellim me speek dhe letër pelikul. Pasi e lëmë të marinohet për pak minuta e skuqim në tigan, në të cilin vendosim të skuqen edhe specat dhe më pas i fusim në furrë. Në një tjetër tigan skuqim perimet.

Në tiganin ku skuqëm fileton e gicit shtojmë piper të kuq, në të shtojmë edhe birrën dhe një tabletë viçi. Në një tas hedhim pak kos, lëkurë limoni, majdanoz dhe vaj ulliri dhe i përziejmë me mikser derisa të formohet një masë homogjene. Nxjerrim nga furra tavën dhe specave iu heqim lëkurat. Në një pjatë vendosim fillimisht perimet, mbi të fileton e gicit dhe salcën e birrës. E dekorojmë me salcën që përgatitem me kos dhe limon dhe anash filetos vendosim edhe specin e pjekur.

/tvklan.al