Përbërësit:

300 gr fileto gici

100 gr manaferra

50 gr raki

50 gr gjalpë

4 qepë

2 thelpinj hudhër

Trumzë

Sherebelë

Rozmarinë

Sallaturina miks

Kripë

Piper

Përgatitja:

Fillimisht presim në feta të holla fileton e gicit, e kalojmë në miell dhe e skuqim në një tigan me pak vaj ulliri, gjalpë, hudhër, trumzë dhe rozmarinë. Pasi mishi të skuqet heqim nga tigani erëzat dhe shtojmë manaferrat. Më pas shtojmë në to ujë dhe i lëmë të ziejnë derisa të reduktohet dhe formohet salca.

Në një tjetër tigan pjekim qepët, shtojmë në to kripë, piper, pak vaj ulliri dhe sheqer në mënyrë që të karamelizohen.

Në një tas vendosim sallaturinat të cilat i marinojmë me kripë, piper, uthull molle dhe vaj ulliri. Vendosim në pjatë fillimisht sallaturinat, anash tyre qepën e karamelizuar dhe filetot me manaferra./tvklan.al