Përbërësit:

700 gr peshk

250 gr miell

100 gr ujë

30 gr fara lulëkuqe

2 thelpinj hudhër

1 kungull jeshil

1 karrotë

1 spec i kuq

1 spec i verdhë

1 vezë

Trumzë

Kripë

Piper

Përgatitja:

Fillimisht sfiletojmë peshkun dhe e marinojmë me kripë, piper dhe vaj ulliri.

Në një tas vendosim miellin, shtojmë në të kripë, piper, vezë, vaj ulliri, ujë, fara lulëkuqeje dhe përgatisim brumin. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim peshkun.

Në një tjetër tigan me pak vaj ulliri shtojmë trumzë, hudhër, specat e prerë hollë, kungujt dhe i skuqim të gjitha bashkë. Pasi të përfundojë skuqja i thajmë pak nga vaji. Hapim brumin dhe e presin në 4 copa, në secilën prej tyre vendosim një fileto peshku dhe perime të skuqura. I mbyllim, i vendosim në një tavë, i fusim në furrë për disa minuta që të piqen dhe është gati./tvklan.al