Përbërësit:

300 gr kajsi

140 gr karkaleca

120 gr pomodorini

80 gr rukola

2 peshk koc

1 limon

1 portokall

Kripë

Piper

Përgatitja:

Fillimisht sfiletojmë peshqit dhe pastrojmë karkalecat. Më pas i marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri dhe i mbështjellim me letër pelikul. Pasi të marinohen për disa minuta,i skuqim në një tigan me pak vaj ulliri. I shuajmë me konjak dhe pasi të avullojë alkooli i vendosim në një tavë dhe i fusim në furrë për 10 minuta. Më pas në një tigan me pak vaj ulliri vendosim kajsitë, shtojmë në to sheqer, lëkurë portokalli dhe lëngun e tij dhe i lëmë të karamelizohen. Ndërkohë në një tas vendosim rukolat, shtojmë në to pomodorini dhe i marinojmë me kripë, piper dhe vaj ulliri. Vendosim në pjatë sallatën, më pas fileton e peshkut dhe kajsitë e karamelizuara.

/tvklan.al