Fileto levreku me kore buke

Posta

Fileto levreku me kore buke

13:20 17/09/2019

Përbërësit:

500 gr miell

230 gr ujë

100 gr ullinj

10 gr niseshte

2 levrek

2 limonë

1 domate

1 spec djegës

1 vezë

Hudhër

Majdanoz

Kripë

Piper

Përgatitja:

Fillimisht vendosim në një tas miellin, shtojmë në të kripë, piper, vaj ulliri, ujë dhe përgatisim brumin, të cilin e mbështjellim me letër pelikul dhe e lëmë të pushojë. Siletojmë peshkun. Copëzat e mbetura të tulit të peshkut i heqim nga lëkura dhe e presim në copëza të vogla.

Në një tenxhere shtojmë pak vaj ulliri dhe skuqim në të qepën, hudhrën, borzilok, lëkurat dhe kockat e peshkut. Më pas shtojmë në to ujë dhe i lëmë të ziejnë. Pasi të ziejë shtojmë në tenxhere pak niseshte. Pasi të mpikset pak shtojmë domate, spec djegës dhe të gjithë masën e grijmë me mikser dhe e filtrojmë.

Ullinjtë dhe borzilokun i marinojmë me pak kripë, piper, vaj ulliri dhe i grijmë të gjitha bashkë imët. Në të njëjtin tas shtojmë edhe copëzat e vogla të peshkut. Masën e përgatitur e vendosim mbi filetot e peshkut, mbi to shtojmë edhe lëkurë limoni.

Hapim brumin me pak miell, e lyejmë me vezë dhe me to mbështjellim filetot e mbushura të peshkut. I fusim në furrë që të piqen për 15 minuta dhe e shërbejmë levrekun me kremin që përgatitëm. /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi