Përbërësit:

2 merluc

300 gr miell misri

200 gr pomodorini

1 thelp hudhër

1 qepë

1 limon

1 gjethe dafine

Pak selino

Pak majdanoz

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim ujin të ngrohet dhe në të shtojmë piper dhe pak vaj ulliri. Filetot e merlucit i marinojmë me kripë, piper vaj ulliri dhe më pas i mbulojmë me një masë të cilën e formojmë me bukë të grirë, pak majdanoz, rigon, limon, piper, pak djath të grirë dhe hudhër.  Një pjesë të filetos e presim në copëza shumë të vogla dhe i skuqim në tigan me vaj ulliri. Në të shtojmë një thelp hudhër, gjysmë qepe, pak selino, pak majdanoz, pomodorini, pak dafinë dhe pak spec djegës, të gjitha të grira imët. I shuajmë me konjak.

Tek uji që vendosëm të ngrohet shtojmë miellin e misrit dhe e përziejmë vazhdimisht që të formohet kremi.

Fillimisht në pjatë shtrojmë kremin e misrit, mbi të vendosim copëzat e filetos që skuqëm me qepë, hudhër, spec djegës dhe pomodorini dhe mbi të vendosim fileton. 

Receta është përgatitur në emisionin “Sfida e gatimit”.

/tvklan.al