Përbërësit:

50 gr pomodorini

30 gr majdanoz

2 fileto merluci

2 limona

2 patate

Borzilok

Bukë e grirë

Rigon

Kripë dhe piper

Përgatitja:

Fillimisht marinojmë fileton e peshkut me kripë, piper, majdanoz, borzilok, pak hudhër dhe vaj ulliri. Në një tas përziejmë një pjesë të erzave majdanozit, borzilokut dhe hudhrës me bukë të grirë. I shtojmë pak vaj, kripë, piper dhe pak djath të grirë dhe i përziejmë të gjitha bashkë.

Në një tavë qelqi vendosim fileton e marinuar të peshkut, anash filetos vendosim pomodorini dhe mbi to shtojmë erëzat e përgatitura me bukë të grirë dhe i fusim në furrë jo më shumë se 20 minuta në 180 gradë.

Në një tigan skuqim pak hudhër dhe shtojmë pjesët e mbetura të filetos të prera në kubikë dhe borzilok. Pasi skuqen për pak, shtojmë disa pomodorini të grira dhe i skuqim bashkë për të përgatitur një salcë ragu.

Lajmë papatet dhe i grijmë hollë bashkë me lëkurën dhe i skuqim. Borzilokun e mbetur, majdanozin, mustardën dhe limonin dhe i grijmë në mikser derisa të bëhen salcë. Marrim pjatën dhe fillimisht vendosim disa gjethe borziloku dhe majdanozi, mbi to pak ragu dhe fileton e peshkut dhe disa pomodorini të pjekura anash pjatës. Mbi fileton e peshkut vendosim patatet e skuqura dhe salcën me mustardë, borxilok dhe majdanoz.

/tvklan.al