
Fileto pule e mbushur me kërpudha
Përbërësit:
400 gr kërpudha
100 gr miell
3 lugë djathë kaçkavall i grirë
2 fileto pule
2 thelpinj hudhër
1 patate
1 tufë majdanoz
Kripë
Piper
Përgatitja:
Fillimisht rrahim filetot e pulës, i marinojmë me kripë, piper dhe e lëmë të pushojë për disa minuta.
Vendosim në mikser hudhrën, majdanoz, djathë të grirë, disa kërpudha dhe i grijmë të gjitha bashkë. Masën e përgatitur e vendosim mbi filetot e pulës dhe i bëjmë role duke i mbështjellë me letër pelikul.
I vendosim në furrë që të piqen për disa minuta. Në një tigan me pak vaj ulliri shtojmë hudhrat, kërpudhat, patate, majdanoz, kripë, piper dhe i skuqim të gjitha bashkë. Pasi të skuqe shtojmë pak miell, më pas ujë dhe i lëmë të ziejnë për disa minuta. Pasi të jenë gati e grijmë me mikser dhe e bëjmë krem.
Pjesën e mbetur të kërpudhave e marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri dhe i fusim në furrë që të piqen. Po ashtu edhe majdanozin e mbetur e bëjmë krem me mikser duke shtuar në të vaj ulliri. Dekorojmë pjatën me krem majdanozi dhe krem kërpudhash, mbi të vendosim kërpudhat e pjekura dhe filetot e pjekura./tvklan.al
