Përbërësit:

700 gr fileto pule

600 gr kërpudha

300 gr pana

50 gr vaj ulliri

30 gr majdanoz

6 feta buke

4 thelpinj hudhër

2 domate

1 gotë verë

Kripë

Piper

Përgatitja:

Fillimisht presim në kubikë fileton e pulës. Në një tenxhere me pak vaj ulliri skuqim hudhrën, shtojmë lëkurat e kërpudhave, miell dhe majdanoz. I përziejmë derisa të skuqen të gjitha bashkë dhe shtojmë ujë dhe i lëmë të ziejnë. Më pas e kalojmë në mikser dhe e bëjmë krem. Filetot e prera në kubikë i lyejmë me miell dhe i skuqim në një tenxhere me pak vaj ulliri dhe hudhër, më pas shtojmë kërpudhat. Pasi të skuqen i shuajmë me verë, pasi të avullojë alkooli shtojmë panën dhe i lëmë të ziejnë.

Në një tigan me pak vaj ulliri thekim bukën dhe e marinojmë me kripë e piper. Presim në kubikë tulin e domates, e marinojmë me kripë, piper, majdanoz. Vendosim në pjatë pulën me kërpudhë, mbi të bukë të thekur, domate të marinuara dhe anash pjatës pak nga salca me lëkurat e kërpudhave.

/tvklan.al