Përbërësit:

400 gr fileto viçi

400 gr kajsi

100 gr miell

80 gr parmixhano

70 gr rukola

60 gr gjalpë

50 gr konjak

45 gr sheqer

1 gotë verë të bardhë

Kripë

Piper

Përgatitja:

Fillimisht rrahim pak filetot dhe i marinojmë me kripë, piper dhe vaj ulliri. Më pas i skuqim në një tigan me pak vaj ulliri dhe përpara se ti heqim nga tigani shtojmë edhe gjalpë për ti dhënë më shumë shije. Në një tjetër tigan shtojmë pak vaj ulliri, pak gjalpë, sheqer dhe kajsitë. I përziejmë bashkë derisa të karamelizohen. Në tiganin ku skuqëm filetot shtojmë verë dhe pak miell që të lidhen.

Vendosim në një tas sallatën rukola, shtojmë në të djathin parmixhano të prerë në feta të holla. Shtojmë gjithashtu në të kripë, piper dhe e vendosim në pjatë. Mbi të vendosim fileton e skuqur dhe kajsitë e karamelizuara dhe kremin me verë dhe miell./tvklan.al