Përbërësit:

500 gr patate

200 gr fileto viçi

200 gr kërpudha

50 gr mustardë

50 gr proshutë krudo

rozmarinë

sherebelë

trumzë

https://youtu.be/WGiRLFR3C68?t=5m26s

Përgatitja:

Në një tenxhere vemë patatet të ziejnë. Ndërkohë në një tas bëjmë gati brumin për petë, hedhim fillimisht miellin, i shtojmë pak kripë, vaj ulliri dhe ujë të vakët. E përziejmë derisa të formohet masa dhe e mbështjellim për pak minuta me pelikul. Bëjmë marinimin e filetos me sherebelë, rozmarinë, kripë, piper dhe vaj ulliri. Në një mikser grijmë kërpudhat. Në një tigan skuqim fileton e marinuar dhe e shuajmë me alkool. Pasi e skuqim pak mishin e heqim dhe në të njëjtin tigan skuqim kërpudhat. Marrim proshutën dhe mbi të shtojmë mustardë e kërpudha dhe më pas fileton dhe e mbështjellim me petën e byrekut. Petën e byrekut e lyejmë me vezë dhe e fusim në furrë në 200 gradë për 10 minuta. Më pas patatet e ziera i presim shumë hollë i shtojmë kripë piper dhe vaj ulliri dhe i skuqim. Në dekorin e pjatës vendosim fillimisht pataten e skuqur, më pas fileton e mbështjellim me petë byreku.

Receta është përgatitur në emisionin “Sfida e gatimit”.

/tvklan.al