Përbërësit:

300 gr kontarafileto viçi

50 gr pomodorini

20 gr luleshtrydhe

2 kajsi

Sallaturina miks

Rukola

Trumzë

Rozmarinë

Kripë

Piper

Për salcën:

200 gr pana

50 gr konjak

20 gr piper rozë

10 gr piper i zi

1 qepë

Përgatitja:

Marinojmë fillimisht fileton e viçit me trumzë, hudhër, vaj ulliri. Vendosim në një tas sallaturinat miks, shtojmë luleshtrydhet, pomodorinit, kripë, piper, vaj ulliri. Në një tjetër tigan skuqim fileton e viçit.

Shtypim piperin e kuq dhe piperin jeshil bashkë. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim qepën, shtojmë piperin e kuq dhe të zi të shtypur. Pasi të skuqen i shuajmë me konjak dhe pasi të avulloj alkooli shtojmë pana, pak ujë dhe e lëmë të lidhet. Në një gotë mikseri vendosim uthull, vaj ulliri, kripë, i miksojmë të gjitha bashkë dhe me të marinojmë sallatën. Vendosim në pjatë fillimisht sallatë, mbi të fileton dhe kremin e piperit./tvklan.al