Filipçe: Herët për heqjen e orës policore


Filipçe: Herët për heqjen e orës policore

20:27 28/04/2020

Protokolle për organizimin e punës së restoranteve, hoteleve

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi vendime të reja për festën e 1 Majit, e cila paraqet zbutjen e masave restriktive për mos përhapjen e virusit korona në vend. Të premten, të shtunën dhe të dielën ora policore do të fillojë nga ora 14:00 e mesditës deri në ora 05:00 të mëngjesit. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka bërë të ditur se është ende herët të flitet për heqjen e tërësishme të kufizimeve të lëvizjes.

“Ende jemi të kujdesshëm me numrat. Ditëve në vijim do të organizojmë një konferencë të përbashkët shtypi me epidemiologët dhe do t’i prezantojmë trendet e infektimit dhe pritjet për periudhën e ardhshme. Do të varet periudha pas festave të Majit, por edhe fillimi i javës së ardhshme. Tani për tani ora policore absolutisht do të mbetet.

Ndërkohë, tre pacientë të infektuar me Covid-19, të kyçur në respiratorë ishin të parët që gjatë ditës së sotme kanë marrë ozonoterapi. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se vendimin se cilët pacientë do t’i nënshtrohem kësaj terapi e kanë miratuar një konzilium mjekësh dhe se do të zbatohet në dy spitalet e Shkupit. Ata kanë bërë të ditur se terapia me oksigjen nuk shëron nga Covid-19, por ndihmon në përmirësimin e kondicionit shëndetësor të pacientëve. 

Tv Klan






Të ngjashme