Filipçe: Nuk presim valë të re të Covid-19


Filipçe: Nuk presim valë të re të Covid-19

16:26 13/10/2021

Nga e Enjtja, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit do të kërkohet pëlqimi me shkrim nga prindërit për skriningun për COVID-19 të 8.200 nxënësve nëpër shkolla fillore dhe të mesme,  paralajmëroi Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Qëllimi sipas autoriteteve të shëndetësisë është të shihet nëse ka transmision të virusit nëpër shkolla.

“Modeli i skriningut është gati, jemi vonuar një javë. Metodologjia është gati dhe nga nesër bashkë me Ministrinë e Arsimit do të kërkojmë pëlqim nga prindërit. Presim që skriningu të zbatohet deri në fund të javës së ardhshme”.

Autoritetet e shëndetësisë thonë se nuk presin një valë tjetër të fuqishme të COVID-19, por bëjnë thirrje për kujdes. Ministri Filipçe tha se për këtë ka ndikuar vaksinimi gjatë periudhës së kaluar dhe në qytete ku ka përqindje të lartë të të vaksinuarve nuk ka pasur presione ndaj spitaleve.

“Me të vërtetë është vështirë të thuhet. Kjo valë ishte e fuqishme dhe kishte shumë infektime të reja dhe pacientë që u duhej mjekimi spitalor, posaçërisht në qytetet ku kishte shkallë të ulët imunizimi. Në territorin e vendin është rritur përfshirja e vaksinimit dhe vlerësoj se nuk do të kemi një valë tjetër të fuqishme, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të jemi të kujdesshëm dhe ta ndjekim situatën”.

Për momentin me një dozë janë vaksinuar rreth 790 mijë qytetarë, me dy doza 750 mijë kurse rreth 1.000 qytetarë kanë marrë dozën e tretë. Shifrat e këtilla thonë se 45% e popullatës mbi 18 vjeç është e vaksinuar kure në nivel vendi shkalla është 38% që është shumë larg nga 90% e të vaksinuarve. Autoritetet thonë se krahas fushatave për vaksinim do të vendoset edhe masa e paralajmëruar që për hyrje në objekte të mbyllura të kërkohen dy doza vaksine, por për këtë do të diskutohet të Hënën në Shtabin Qendror në Qeveri.

Tv Klan






Të ngjashme