Kompeticioni filloi një dekadë më parë për të ndihmuar komunitetin LGBT që të pranohet nga shoqëria

Filipinsja Fuschia Anne Ravena u kurorëzua Miss International Queen 2022 në një konkurs në Tajlandë, i cilësuar si konkursi më i madh dhe më i popullarizuar transgjinor në botë.

27-vjeçarja mundi 22 garuese të tjera për kurorën. Vendin i dytë dhe të tretë shkoi për garueset nga Kolumbia dhe Franca.

“Mesazhi im i parë për të gjithë është të përhapim dashuri, paqe dhe unitet, sepse kjo është gjëja më e rëndësishme që ne bëjmë për momentin duke parë se çfarë po ndodh në botë tani,” tha Ravena e cila kishte veshur një fustan mbrëmjeje me shkëlqim argjendi.

Konkursi, i cili u ndërpre për gati dy vjet për shkak të pandemisë, rifilloi në qytetin bregdetar tajlandez të Pattaya gjatë Muajit të Krenarisë për të festuar gjithashtu barazinë gjinore.

Alisa Phanthusak, CEO e Miss Tiffany Shoë u shpreh se ky konkurs tregon se të gjithë njerëzit qëndrojnë bashkë për kauza të veçanta dhe japin një mesazh të vetëm barazinë të cilën duhet të fitohet duke i pranuar këta njerëz në shoqëri duke lënë pas diskriminimin.

Konkursi, i cili bashkon personat transgjinorë nga e gjithë bota filloi më shumë se një dekadë më parë për të ndihmuar gratë transgjinore të ndihen më të pranuara nga shoqëria.

Tajlanda ka një nga komunitetet më të hapura të lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transgjinorëve  të Azisë, duke shtuar imazhin e saj të tolerancës dhe tërheqjes si një destinacion liberal pushimesh për turistët e huaj. Por aktivistët thonë se ligjet dhe institucionet tajlandeze duhet të reflektojnë ndryshimin e qëndrimeve sociale edhe pse ende diskriminojnë personat LGBT+ dhe çiftet e të njëjtit seks.

Klan News