Emisioni “Jo Vetëm Modë”, në Tv Klan, shkoi në shtëpinë e çiftit, Arlindi e Ueda, në Gjermani. Ata jo vetëm që na hapën derën, por na mirëpritën edhe në kuzhinën e tyre.

Dy zogjtë e dashuruar e nisën ditën me një mëngjes të thjeshtë, tradicional dhe të bërë me shumë ëmbëlsi nga të dy. Ndër të tjera, na tregojnë se ata nuk ndahen nga njëri-tjetri, madje teksa gatuajnë, e gjithë familja janë së bashku, edhe pse titullin “shefe e kuzhinës” e mban mamaja e Arlindit.

Ueda: Gjithmonë bëjmë gjërat bashkë nëpër shtëpi, edhe kur hamë bukë, të gjitha. Te gatimi, kemi mamin e Arlindit.

Epo, gjërat e bukura kanë edhe pak vështirësi, ndaj fillimet e kësaj shtatzënie për Uedën, nuk kanë qenë të lehta, veçanërisht kur bëhet fjalë për ushqimin.

Ueda: Unë kam pasur probleme me ushqimet. Jam duke ngrënë 2 McDonald’s, është shumë keq. Dua të ha hamburger, kam shumë neps për hamburger. Jam shqetësuar pak në fillim sepse kam humbur pak peshë nga përzierja e stomakut, prandaj edhe nëpër rrjete sociale nuk kam qenë aktive fare. Kam qenë më shumë si ta mbaj veten, për t’u ndjerë më mirë. /tvklan.al