Autoritetet kanë nisur një kërkim nënujor për të gjetur mbetje të avionit ku udhëtonte futbollisti Emiliano Sala. Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore, së bashku me një anije private, do të kryejnë kërkime nën ujë për të gjetur pjesë të avionit të vogël.

kërkime pritet të zgjasin 3 ditë. Ndërsa anija e financuar privatisht tha se kërkimet do t’i vazhdojë derisa aeroplani të gjendet. Futbollisti Emiliano Sala ishte në bordin e avionit të vogël që u zhduk më 21 Janar. Ai ishte nisur nga Franca për të shkuar drejt Uellsit.

Para 4 ditësh, në brigjet veriperëndimore të Francës u gjetën disa sedilje, që besohet se i përkasin avionit të zhdukur. Rrezja e kërkimeve për të gjetur aeroplanin është përqëndruar në hapësirën ku avioni humbi kontaktet në radio dhe u zhduk nga radarët.

Ekspertët kanë thënë më herët se nuk kanë shanse për të gjetur të mbijetuar, por po kërkojnë për mbetje dhe kutinë e zezë të avionit. Në bordin e aeroplanit të rrëzuar kanë qenë futbollisti Emiliano Sala dhe piloti.

/tvklan.al