Sot po mbahet aksioni “Ta pastrojmë Kosovën”, të cilit këtë vit i është bashkangjitur edhe Qeveria e Kosovës.

Kryeministri Ramush Haradinaj kishte bërë thirrje që këtij aksioni t’i bashkangjiten të gjitha institucionet dhe qytetarët.

Në aksion kanë njoftuar se do të marrin pjesë kompanitë e pastrimit, Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës, KFOR-i, agjencitë e ndryshme shtetërore, ministritë, komunat, nxënësit dhe mësimdhënësit, si dhe kompanitë private.

Kosova përballet me nivel jashtëzakonisht të madh të ndotjes. Problemi kryesor janë më shumë se 2000 deponitë ilegale të krijuara nga bizneset afariste dhe nga vetë banorët lokal./REL