Prokuroria franceze nisi të premten hetimet për kandidatin e së djathës për presidenti, Fronsua Fijon, i cili akuzohet se mashtrim me fondet publike, pasi në kohën që ka qenë kryeministër, ka punësuar gruan Penelope dhe fëmijët për detyra që në fakt ata nuk i kanë ushtruar. E ashtuquajtura “Penelopegate”, është marrë tashmë në dorëzim nga hetuesit financiarë, duke dëmtuar jo pak fushatën presidenciale të kandidatit të “Republikanëve”. Fijon i ka mohuar vazhdimisht akuzat, duke premtuar se do të shkojë deri në fund të garës dhe do të fitojë zgjedhjet.

Probleme të ngjashme me drejtësinë ka edhe kandidatja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen. Liderja e Frontit Nacional u thirr të dëshmojë për punësimin fiktiv të dy asistentëve të saj në Parlamentin Europian. Mirëpo Le Pen refuzon të paraqitet para prokurorëve. Avokati i saj tha për “Le Monde” se kandidatja presidenciale do të paraqitet për çdo çështje pas zgjedhjeve të qershorit, pasi gjykon se rrezikohet kompromentimi i figurës së saj në fushatë.

Tv Klan