Fillon fushata ende pa u shpallur zgjedhjet

Posta

Fillon fushata ende pa u shpallur zgjedhjet

15:53 20/10/2019

Luma: Zaev viktimë e deklaratave te pamatura

LSDM-ja, nëpërmjet një deklarate, edhe një herë e riafirmoi qëndrimin që Zaev e tha në konferencën e fundit për media. “Shtetit i duhen zgjedhje të shpejta parlamentare që të vazhdojmë sa më shpejtë në rrugën e drejtë me reformat. Bashkimi Evropian bëri gabim historik, kjo ishte porosia e përfaqësuesve të lartë të BE-së. Por, padrejtësia nuk do krijojë dyshime tek shoqëria, shteti dhe institucionet. Përkundrazi, do të punojmë edhe më shumë që vlerat, standardet dhe reformat evropiane t’i sjellim dhe këtu”.

Por me qëndrimin e krerëve evropianë dhe me atë të LSDM-së, nuk pajtohet VMRO-DPMNE-ja opozitare. Reformat e vërteta siç i quan LSDM-ja, e lanë shtetin pa datë, thonë nga partia opozitare.

“Maqedonia me një kriminel si Zoran Zaev nuk ka të ardhme. Nga reformat qytetarët panë vetëm krim, zhvatje dhe shitje të interesave kombëtare”.

Analisti politik, vendimin për zgjedhje, e cilëson si të panevojshëm sepse sipas tij, duhet të vazhdohet me reformat. Por Zaev nuk ka pasur mundësi tjetër pasi vetë e paralajmëroi një gjë të tillë nëse data nuk merret, thotë ai.

“Zaev nuk kishte shteg tjetër sepse ra viktimë e deklaratave të tij të pamatura të mëparshme, ku para se të merrej vendimi për datën, bëri deklaratë fatkeqe do të thoja, kur tha se nëse nuk e merr datën qeveria e tij është e vdekur”, shprehet Ilir Luama.

Luma thotë se pa marrë parasysh se kush i fiton zgjedhjet, shteti është ai që humbet sepse do të humbet shumë kohë, e cila mund të shfrytëzohej për zbatimin e reformave. 

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi