Fillon fushata “përgatituni për Brexit”

Fillon fushata “përgatituni për Brexit”

10:40 02/09/2019

Qeveria britanike ka nisur një fushatë për informimin e qytetarëve për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Euripian.

Fushata me sloganin “përgatituni për Brexit” nisi të dielën fillimisht në një faqe interneti “gov.uk/brexit”. Në vende dhe sheshe publike do të shfaqen banera të mëdha me këtë slogan.

Reklama pritet të shpërndahet edhe në mediat sociale, e ditët në vijim të transmetohet nëpër televizione. Zyrtari Michael Gove thotë se synimi është që reklama të inkurajojë dhe informojë qytetarët për “përgjegjësinë e përbashkët” dhe të përgatiten për daljen e Britanisë nga BE më 31 Tetor.

Ky është afati që shteti ishullor dhe unioni kanë rënë dakord për Brexit, por deri më tani nuk ka një marrëveshje mes palëve. Nëse Britania shkëputet nga BE pa këtë marrëveshje, pasojat do të jenë të mëdha. BBC raporton se fushata “përgatituni për Brexit” mund të kushtojë 100 milionë Dollarë, ndërsa ministrat do të informojnë qytetarët se çfarë mund të bëjnë për të përmbushur nevojat apo detyrimet e tyre përpara afatit përfundimtar të Brexit.

Benedict Pringle, bloger britanik, tha se nëse shifra 100 milionë Paund është e vërtetë, atëherë ky buxhet është dyfish më i lartë se sa Lotaria Kombëtare në Britani të Madhe shpenzon çdo vit për reklama.

Qytetarët britanikë që udhëtojnë në Europë dhe bizneset që eksportojnë drejt vendeve të BE-së janë ndër grupet specifike që do të duhen të informohen përmes fushatës “përgatituni për Brexit”. /tvklan.al

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori