Barrow, qytet në Alaska i ka thënë lamtumirë dritës së diellit, për dy muajt e ardhshëm. Qyteti i vogël gjendet në veri të Rrethit Arktik dhe ka hyrë në fazën e tij vjetore të errësirës, e njohur si nata polare.

Ky fenomen ndodh çdo dimër për shkak të animit të boshtit të Tokës, që ndalon rrezet e diellit të duken mbi horizont.

“Nata polare është një fenomen normal që ndodh çdo dimër për Barrow dhe çdo qytet tjetër brenda rrethit Arktik”, është shprehur meteorologu i CNN Allison Chinchar.

Qyteti nuk do të jetë plotësisht i errët. Por shumica e orëve të ditës do të kalojnë nëpër periudha të njohura si muzgu civil.

Barrow nuk është i vetmi vend në Alaskë që përjeton këtë fenomen, por është i pari në listë të natës polare për shkak të vendodhjes larg në veri.

E kundërta ndodh në stinën e verës, kur shfaqet fenomeni i njohur si një diell mesnate ose ditë polare dhe shkakton 24 orë dritë./tvklan.al