Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Nesër hapen dyert e shkollave të arsimit parauniversitar në të gjithë republikën për rreth 700 mijë nxënës. Fillon një vit i ri shkollor me shumë të reja por edhe me probleme. Vetëm nga buxheti i shtetit janë investuar më shumë se dy milliard lekë për rehabilitimin ose ndërtimin e kopshteve, shkollave 8-vjeçare dhe të mesme.

Ndërkohë që në 15 shkolla të mesme të arsimit të përgjithshëm, në 11 rrethe të vendit nesër fillon një program pilot. Me këtë projekt Shqipëria synon të afrohet me strukturat më bashkëkohore të perëndimit. Ky projekt i ri ka për qëllim ti krijojnë mundësin nxënësve që mbarojn vitin e dytë të zgjedhin një nga dy drejtimet e shkencave atë ekzakte ose atë human.

Aplikimi për herë të parë i këtij projekti ka për qëllim të rrisi aftësinë e nxënësit në një fushë të caktuar shkencore, pa harruar formimin e tij të përgjithshëm. Ministri i Arsimit dhe Shkencës Et’hem Ruka është prononcuar sot për mediat përpara fillimit të vitit të ri shkollor 1999-2000.

Et’hem Ruka, Ministri i Arsimit:- “Në drejtim të teksteve shkollore është bërë një punë shumë e madhe me gjithë vështirësitë që u krijuan gjatë këtij viti, meqënëse një kontigjent i madh tekstesh u destinua për fëmijët që erdhën nga Kosova. Tekstet e arsimit 8-vjeçar kanë përfunduar plotësisht, janë paketuar mesa kam informacione janë shpërndarë në të gjithë Shqipërinë, shitja është zhvilluar normalisht. Ka një vonesë të vogël për tekstet e arsimit të mesëm meqenese këto tekste do të tenderohen me fondet e Bankës Botërore dhe UNHCR-së. Kontigjenti i librave me një vonesë të vogël do të shkoj tek secili nxënës shqiptar. Nxënësve shqiptar do tju uroja një vit të mbarë, të punojnë me seriozitet sepse ky brez apo gjeneratë është e sotmja por dhe e ardhmja e Shqipërisë”/tvklan.al