Zyrtarisht sot ka nisur procesi i tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri. Në ceremoninë e zbulimit të pllakës me mbishkrimin “Ministria e Mbrojtjes”, ka marrë pjesë edhe Kryeministri Ramush Haradinaj.

Ai ka uruar për zbulimin e pllakës dhe fillimin e tranzicionit te ushtrisë. Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha tha se që nga sot zyrtarisht fillon tranzicioni i ushtrisë.

“Që nga sot ndryshon emërtimi i Ministrisë. Dua të falenderoj të gjithë që kontribuuan në formimin e ushtrisë. Sot është dita ku zyrtarisht fillon tranzicioni i ushtrisë i cili do të zgjas 10 vjet. Ky tranzicion do të zgjas 10 vite dhe i tërë procesi do të jetë gradual dhe transparent. Ushtria do të jetë forcë multietnike”,

u shpreh ministri i Mbrojtjes së Kosovës. /klankosova