Interpretimi i legjendës së muzikës, Ray Charles i dha Jamie Foxx  çmimin “Oscar”, por aktori është shumë pranë plotësimit të një tjetër ëndrre.

51 – vjeçari do të ketë mundësinë të sjellë në ekranin e madh një prej idhujve të tij, Mike Tyson, në një film biografik për të. E teksa në media përflitet prej 2 vitesh për këtë projekt, New York Daily News ka përcjellë edhe detaje nga realizimi i tij.

Një prej detyrave të Jamie Foxx do të jetë shtimi në peshë  deri në 102 kg, për t’ju afruar sa më shumë figurës së ish-kampionit të boksit. Ndër të tjera Foxx për të interpretuar Mike Tyson që prej fillimit të karrierës së tij do të rinohet me një teknikë dixhitale të veçantë.

Filmi për Mike Tyson që mban ende rekordin e boksierit më të ri në moshë që u bë kampion bote në peshën e rëndë, do të trajtojë jo vetëm karrierën por edhe jetën e tij personale, akuzat për përdhunim dhe dhunë ndaj grave e deri tek episodi që ka mbetur në histori, ai i kafshimit të veshit të Evander Holyfield gjatë një dyluftimi. Ai do të realizohet nën regjinë e Martin Scorcese.

Tv Klan