Me duartrokitje dhe brohoritje, ashtu siç mirëpritet gjithmonë në skenë një artist i vërtetë.

Kështu nis traileri i filmit biografik të Elton John.

Legjendën e muzikës britanike do ta luajë aktori Taron Egerton, i njohur për interpretimin e tij në filmin “Kingsman”.

Filmi i cili pritet të dale në kinema majin e vitit të ardhshëm do të jetë i llojit musical, ku pothuajse i gjithë cast-i i aktorëve ka pjesë këndimi. Këngët e Elton John do të përshkruajnë momentet më të rëndësishme nga jeta e tij.

“Rocketman”

do të tregojë për fillimet e karrierës së 71-vjecarit, se si u shndërrua jeta e tij pasi ishte në krye të klasifikimeve në të gjithë botën por dhe detaje të tjera nga jeta e një ylli rroku.

Tv Klan