Pajisja do të analizojë skenarin nëse do të jetë i suksesshëm

Inteligjenca artificiale do të ndryshojë kineamtografinë. Nëpërmjet një algoritmi, mund të parashikojë nëse skenari mund të funksionojë dhe të bëjë një film të jetë i suksesshëm si për publikun ashtu edhe për kritikën. Pra historia e një filmi, që deri më sot vlerësohej nga njeriu, së shpejti mund të vlerësohet nga kompjuteri, i cili do të parashikojë nëse do preferohet apo ajo nga ne humanët në sallat kinematografike.

Për testimin e modelit teknologjik, kërkuesit e universiteteve të Kalifornisë kanë përdorur skenaret e 42 mijë filmave nga gjithë bota. Studiuesit thonë se është vërejtur se nuk kishte rëndësi që filmi të kishte një fund të lumtur, por që ndjesitw dhe ndjenjat të ndryshojnë shpesh duke krijuar gjendje të ndryshme tek spektatori.

Janë përdorur teknika të ndryshme për të arritur në vlerësimet e historive të mira nga inteligjenca artificiale, dhe metoda që ka funksionuar më mirë deri tani është ajo që arrinte në një konkluzion nëse nje komedi, thriller apo dramë do të mirwpritej ose jo nga kritika.

E rëndësishme, sipas studiuesve, është që në të ardhmen teknologjia të jetë në ndihmë të skenaristëve dhe producentëve, pasi mund të ndihmojë të parashikojë nëse do të jetë i suksesshëm një film para realizimit te tij dhe shpenzimit të tepruar të parave.

Klan Plus