Tim Allen, Ed Asner, Paul Giamatti dhe Leslie Nielsen janë vetëm disa nga yjet e ekranit të madh që kanë  luajtur rolin e  babagjyshit. Të veshur me kostumin  e kuq, dhe çizmet e zeza me  thesin në shpinë i kanë bërë njerëzit të lumtur në këtë ditë feste për vite me radhë duke ndjekur historinë  e tyre.

Edmund Gwenn, në filmin “Miracle on 34th Street” i  xhiruar në vitin 1947, tregon se si me aftësinë  e tij  bind një  qytet se është  Santa Claus dhe mrekullia e Krishtlindjeve ekziston.  Ky film është xhiruar sërish në vitin 1994 po këtë  herë aktor ka pasur  Richard Attenborough . Edhe pse 50 vite më vonë ky  film është pëlqyer shumë nga publiku.

Në  vitin 1985 u krijuan filmi “Santa Claus The Movie” me aktor David Huddleston dhe solli  historinë e druvarit që krijon lodra fëmijësh  dhe i shpërnda në  fshat, por atë e zë një stuhi dëbore dhe ngrin në mal. Druvarin e quajtur Claus e shpëtojnë elfët dhe ai  bëhet Santa Clause.

E kush mund të harrojë filmin “Home alone” me Kevin, i cili babagjyshit në film i kërkon vetëm një dhuratë ti kthejë familjen e tij dhe nuk do asgjë tjetër. Në këtë film babagjyshi është luajtur nga Ken Hudson Campbell.

Leslie Nielsen është pjesë e flimit “All i Want for Christmas”, ku dëshira e dy fëmijëve të vegjël për të bashkuar familjen e ka kthyer në filmin më  të  ndjekur të viti 1991.

Tim Allen ka qenë pjesë e tre filmave të  krijuar për krishtlindje.  Zëvendëson  babagjyshin për një natë por ai mbetet përgjithmonë në atë rol.

Këto dhe shumë  të tjerë janë  aktorët më të  preferuar  të  filmave të Krishtlindjeve.

Burimi: Klan Plus