Filmat që duhet të shikoni në vitin 2020

Filmat që duhet të shikoni në vitin 2020

10:15 31/12/2019

Vetëm një ditë na ndan nga viti 2020, i cili për sa i përket kinemasë pritet të na risjellë sërish disa filma të mëdhenj.

Këtë vit do të rikthehen James Bond, Harley Quinn dhe Maverick. 2020-a do të shënojë edhe kthimin e Black Widow apo dhe Wonder Women.

Më poshtë do të rendisim të gjithë filmat që do të shfaqen në vitin 2020, e që janë një arsye shumë e mirë për të shkuar në kinema.

‘1917’ më 10 Janar

Filmi ndodh në Luftën e Parë Botërore, kur dy ushtarë britanikë kanë përsipër një detyrë shumë të vështirë. Ata duhet të kalojnë përmes territorit të armikut për të dërguar një mesazh që do të ndalojë 1.600 burra të futen drejt një kurthi vdekjeprurës.

‘Bad Boys For Life’ më 17 Janar

Will Smith dhe Martin Lawrence rikthehen sërish si policë. Kësaj here për shkak të një shqiptari. Pasin i vrasin vëllain, shqiptari kërkon hakmarrjen, ndërkohë që dy policët sapo do të dilnin në pension.

‘Bombshell’ më 17 Janar

Në këtë film, Charlize Theron luan Megyn Kelly ndërsa Nicole Kidman luan rolin e Gretchen Carlson. Bëhet fjalë për një histori të yjeve të Fox News, të cilat mposhtën Roger Ailes, drejtuesin e gjigantit televiziv, për shkak të ngacmimeve seksuale.

‘Queen and Slim’ më 31 Janar

Drama flet për një çift, jeta e të cilëve kthehet përmbys në takimin e parë, kur një polic i ndalon për kontroll.

‘Birds of Prey: And the Fantabulous Emancipation of One Harley Quinn’ më 7 Shkurt

Margot Robbie rikthehet në rolin e saj në ‘Suicide Squad’. Këtë herë ajo është ndarë nga Joker-i dhe bashkohet me Black Vanary, Huntress dhe Renee Montoya për të shpëtuar një vajzë të re nga një kriminel.

‘A Quiet Place: Part II’ më 20 Mars

Thrilleri i John Kransinki kësaj here e gjen familjen Abbott duke u përballur me terroret e botës së jashtme pasi kuptojnë se krijesat që gjuajnë nga zhurmat nuk janë kërcënimi i vetëm.

‘Mulan’ më 27 Mars

Disney vazhdon rikthimin e filmave të vjetër. Mulan të gjithë e njohim. Është historia e një vajze kineze e cila maskohet se luftëtar mashkull për të shpëtuar të atin.

‘No Time To Die’ më 2 Prill

Daniel Craig rikthehet si James Bond. Duket sikur karakteri i tij në këtë film nuk është më si spiun. Nga traileri i parë i filmit, Bond përballet me gruan, e cila duket sikur e ka zëvendësuar si Agjentin 007.

‘Black Widow’ më 1 Maj

Natasha Romanoff mund ta ketë sakrifikuar veten gjatë filmit ‘Avengers: Endgame’. Mirëpo Scarlett Johansson më në fund do të zbulojë se çfarë ndodhi mes filmave ‘Captain America: Civil War’ dhe ‘Avengers: Infinity War’.

‘Wonder Woman 1984’ më 5 Qershor

Gal Gadot rikthehet si Diana Prince, por kësaj here në vitin 1980. Edhe Chris Pine rikthehet si Steve Trevor.

‘Top Gun: Maverick’ më 17 Korrik.

Më shumë se 30 vjet pas filmit të parë Top Gun rikthehet Tom Cruise. Ai bashkohet me Val Kilmer. /tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi