Ylli i Hollivudit, Tom Cruise feston 35-vjetorin e shfaqjes së filmit ”Top Gun” filmi kult që e shenjtëroi atë si një seks simbol dhe ikonë mode me syzet Ray-Ban dhe një xhaketë aviatori në ”Take My Breath Aëay”, shkruan Vanityfair.it.

Historia e Maverick, pilotit luftarak që bie në dashuri me instruktoren e tij bjonde ka frymëzuar brezat.

“Top Gun” është një film aksion i vitit 1986 i drejtuar nga Tony Scott dhe prodhuar nga Don Simpson dhe Jerry Bruckheimer në bashkëpunim me Paramount Pictures. Kastin kryesor e përbëjnë Tom Cruise, Kelly McGillis, Anthony Edëards, Val Kilmer dhe Tom Skerritt.

”Top Gun” është marrë nga një artikull nga Ehud Yonay botuar në ”California Magazine”, në 1983. Fraza “Unë ndiej nevojën për shpejtësi!”, është zgjedhur nga Instituti Amerikan i Filmit ndër 100 citatet më të mira të filmave të të gjitha kohërave.

Klan News