Personazhet kryesore Margot Robbie e Ryan Goslin, nga 21 Korriku në kinema

Filmi “Barbie” është kthyer me një kast shumëngjyrësh personazhesh. Margot Robbie dhe Ryan Gosling luajnë në rolet kryesore si Barbie dhe Ken në filmin e ri të shumëpritur, që do të dalë këtë verë.

Kasti i mbushur me yje të Barbie përfshin gjithashtu America Ferrera, Simu Liu, Issa Rae, Kate McKinnon, Ëill Ferrell dhe shumë yje të tjerë.

Dihet pak për skenarin, por shumë nga yjet e filmit thuhet se po luajnë versione të dyta të Barbie dhe Ken, gjë që me sa duket u konfirmua kur posterët e filmit u bënë publikë. “Njihuni me Barbiet dhe Kenët tanë #BarbieTheMovie”, ku shfaqen Robbie, Ben-Adir, Dua Lipa, Scott Evans dhe më shumë yje.

Dua po ashtu ka edhe një rol tjetër në këtë film, pasi ka realizuar disa këngë që do ti dëgjojmë në disa skena.Filmi Barbie do të dalë në kinema më 21 Korrik 2023.

Klan News