Është publikuar traileri zyrtar i filmit të ardhshëm, “Ghostbusters: Afterlife”, i cili vjen me regji të Jason Reitman dhe skenar nga vete Jason dhe Gil Kenan.

Ky projekt është vazhdimi i tretë zyrtarë i filmave të njohur të viteve ’80, dhe në rolet kryesore  sjell aktorët Carrie Coon, Finn Ëolfhard, Mckenna Grace dhe Paul Rudd.

Filmi rrëfen historinë e dy fëmijëve dhe nënës së tyre të cilët pasi dëbohen nga shtëpia, detyrohen të zhvendosen në një fermë në Summerville të Oklahomas, të cilën e kanë trashëguar nga gjyshi i ndjerë.

Por kur qyteza fillon t’i përjetojë një sërë tërmetesh të pashpjegueshme, fëmijët zbulojnë lidhjen e familjes së tyre me shkencëtarët e njohur si “Ghostbusters”, të cilët krijojnë një pajisje për kapjen e fantazmave dhe të cilët ka kohë që janë shndërruar në mit dhe janë harruar plotësisht nga shoqëria.

“Ghostbusters: Afterlife” do të lançohet nëpër kinema më 11 Nëntor të këtij viti.

Klan News