Veliaj: Bashkëpunim të ngushtë me ambasadorin e ri britanik, mbi 1 mijë aktivitete

Nën tingujt e kolonës zanore të filmit të ri të agjentit britanik 007, ‘No time to die’ të kompozuar nga Billie Elilish, ka nisur mbrëmja gala në një nga kinematë e Tiranës. Veç artistëve, këngëtarëve dhe figurave të televizioneve shqiptare, në ketë mbrëmje nuk kanë munguar as politikanët të cilët kanë parakaluar në tapetin e kuq.  

Të pranishëm në ceremoninë e shfaqjes së filmit të agjentit James Bond “No time to die” ishin dhe Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj dhe ambasadori anglez Alastair King-Smith.  

Sipas Kryebashkiakut Veliaj, ky aktivitet shërben edhe si një prezantim për ambasadorin e ri britanik dhe vijimin e bashkëpunimit dhe aktiviteteve kulturore mes dy vendeve.  

Kryediplomati britanik tregoi se është njohës i mirë i Gjuhës Shqipe, duke u shprehur entuziast për misionin e tij në Tiranë. ‘No time to die’ do të vijojë të shfaqet në kinematë e Tiranës deri ditën e Hënë.

Klan News