“Ralph Breaks the Internet” është filmi më i ndjekur sipas Box Office, pasi vetëm këtë fundjavë ka arritur të arkëtojë 16.2 milionë Dollarë, duke arritur në një shifër totale prej 140 milionë Dollarë që prej premierës së shfaqur në ditën e falenderimeve.

Produksioni i Disney tregon aventurën e Ralfit, i cili, i bindur nga mikja e tij Vanellope, vendos të eksplorojë botën e internetit.

Dy miqtë zbulojnë shpejt këtë botë të thjeshtë dhe njëkohësisht të ndërlikuar, duke rënë pre e joshjes virtuale, por njëkohësisht duke shkaktuar trazira të mëdha.

Thuajse si në çdo film hollivudian, regjisori Rich Moore ka zgjedhur ‘happy ending’, ku protagonistët dalin nga telashet dhe nisin të përdorin internetin në mënyrën e duhur.

Tv Klan