Filmi "Më në fund në shtëpi"




Filmi "Më në fund në shtëpi"

16:21 30/01/2014 FILMI_SHQIPTAR“Më në fund në shtëpi” pati premierën e tij në mbrëmjen e së mërkurës. Filmi me metrazh të shkurtër me regji të Kreshnik Saraçit solli në ekranin e kinemasë aktorët Ndriçim Xhepa dhe Luli Bitri.

I gjithë skenari i filmit të shkurtër artistik zhvillohet brenda një makine gjatë një udhetimi nga Berati drejt Tiranës. Mesazhi ishte i drejtpërdrejtë, shoqëria po humbet virtytin e saj kryesor, të shprehurit me fjalë.

Në këtë prezantim 18 minutësh, plastika e shkëlqyer e Ndriçim Xhepës foli për krizën që kalon çdo familje që mbyll veshët dhe sytë para shqetësimeve apo dëshira vetë njëri tjetrit.

Krah dyshes Xhepa Bitri, Joel Dudushi dhe Xhoen Tugu, ishin dy të rinjtë që veshën petkun e fëmijëve të shekullit të teknologjisë.

Pas premierës në Tiranë, si e kërkon tradita për filmat me metrazh të shkurtër, “Më në fund në shtepi” do të prezantohet në festivalet ndërkombëtare të filmit në Evropë.












Të ngjashme