“Slogans” (Parrullat) filmi i njohur i Gjergj Xhuvanit, në festivalin e Kanës, dhe fitues në festivalin e filmit në Tokio, tani do të vijë edhe për teleshikuesit shqiptarë.

Pas një shfaqje të suksesshme në Kinema Milenium, ku theu rekord për numrin e shikuesve që e ndoqën, tani Parrulat do të transmetohet nga Televizioni Klan, i cili ka marrë të drejtën eskluzive të transmetimit të këtij filmi, pas një marrëveshje me producentët e tij. Zoti Xhuvani ju para pak ditësh i dhatë eskluzivitetin e transmetimit të “Parrullat”, Televizionit Klan.

Si u arrit në këtë marrëveshje?

Në fakt ja dha kompania me të cilën unë prodhoj. Marrëveshja erdhi si iniciativë e Televizionit klan, të cilët vendosën që në natën e premierës në Millenium. Sigurisht mua më vjen shumë mirë, sepse për mua është një premierë e dytë dhe filmi është bërë për publikun. Filmi është pronë e publikut. Le të shpresojmë që edhe publiku i ekranit të vogël ta mirëpresë ashtu si ekrani i madh”, tha Xhuvani.

Cilat janë projektet tuaja mbas realizimit të “Parrullat” që korri mjaft sukses?

Tashmë kam filluar punën për filmin e ardhshëm, që quhet “blegërima e deles”, është një bashkëprodhim shqiptaro-francez, pothuajse të njëjtat kompani. Ndërkohë shpresojmë që të jetë një film i suksesshëm. Jemi mjaft optimist sepse ky skenarë, është cilësuar më i miri europian dhe trofeu jepet në 19 Janar në Los Angelos. Është një nisëm shumë e mirë, le të shpresojmë që të vazhdojë kështu deri në fund sepse nuk i dihet, filmi gjithmonë ka të papriturat e veta”, vazhdoi Xhuvani.

“Parrullat” ka në qendër të tij një histori dashurie, mes mësuesve të një fshati, Dianës të interpretuar nga Luiza Xhuvani dhe Andreas interpretuar nga Artur Gorishti. Ngjarjet zhvillohen në një fshat të thellë malor, në kohën e realizmit socialist./tvklan.al