“Nomadland”  vjen për publikun në kinematë e Kosovës

Drama mbi “Nomadët amerikanë”, që u shpërblye trefish në “Oscar” me çmimin e filmit më të mirë, për regjinë më të mirë dhe për aktoren më të mirë kryesore këtë muaj do të shfaqet në Kosovë. Rrjeti i kinemave “Cineplexx” më 13 Maj do të sjellë filmin “Nomadland” të regjisores Chloé Zhao. Ky film pritet të jepet edhe në “Kino ABC” si dhe “DokuKino”.

Për njohës të kinematografisë “Nomadland” është një vlerë e pakrahasueshme që do të ndikojë në kultivimin e shijes së publikut kudo në botë. Një përzgjedhje e duhur, sipas tyre, për publikun në Kosovë që di të vlerësojë filmat me vlerë artistike e jo vetëm filmat komercialë.

Filmi Nomadland është film mbi një pjesë të shoqërisë amerikane (por edhe ndërkombëtare). Shoqëri që shkëputen, braktisin dhe ikin nga jeta e zakonshme, për të jetuar në komunitete në natyrën e egër dhe në rulotat  e tyre. Janë shoqëri që jeton diku mes një jetë së të pastrehëve dhe të të arratisurve.

Klan News