Vetë mbretëresha e muzikës soul e zgjodhi personalisht para se të vdiste

Para vdekjes së saj në 2018, Aretha Franklin zgjodhi personalisht Jennifer Hudson për të interpretuar rolin e saj  në filmin “Respect”, biografi e re e publikuar në Mbretërinë e Bashkuar këtë fundjavë. Por edhe nëse mbretëresha e muzikës Soul nuk do të kishte lënë një deklaratë kaq të qartë, mediat bëjnë me dije  se prodhuesit kinematografikë  do të kishin zgjedhur sërish Hudson.

Tashmë fituese e Oskarit për performancën e saj në Dreamgirls të frymëzuar nga Supremes, Hudson ishte një zgjedhje e natyrshme dhe e përshtatshme. Jo vetëm që ajo mund të këndonte dhe aktronte, por ajo gjithashtu interpretoi një këngë të së madhes Arietha Franklin gjatë audicionit të saj për American Idol, një famë e siguruar që prej vitit 2004.

Për 39-vjeçaren Hudson, pranimi i rolit ishte si lojë fëmijësh – pasi ajo kurrë nuk e  zbuloi pse mbretëresha e muzikës  e zgjodhi atë. “E dini çfarë, kjo është pyetja e vetme që nuk mund të bëja,” thotë ajo për BBC. Ajo kurrë nuk e specifikoi, vetëm tha: “Jennifer, unë dua që ti të më përfaqësosh“, ndërsa iu përgjigja,” Po zonjë, unë do ju përfaqësoj! “

Franklin ka arritur nderimet më të larta të mundshme në muzikë në karrierën e saj gjashtë dekadëshe: ajo fitoi 18 Grammy, u përfshi në Rock & Roll në 1987 dhe iu dha Medalja Presidenciale e Lirisë nga George Bush në 2005.

Klan News