I shoqëruar vetëm nga fëmijët pasi aktorët kryesorë të rritur mungonin, Fatmir Koçi, dha lajmin se filmi që mban regjinë e tij “Elvis walks home”, “Elvisi kthehet në shtëpi” është një nga konkurrentët për çmimin “Grand Prix des Americas” për 2017.

Bashkëprodhimi britanik-shqiptar i përzgjedhur mes dhjetëra propozimeve thuajse nga çdo shtet do të marrë pjesë në garën botërore të Festivalit Botëror të Filmit në Montreal të Kanadasë që zhvillohet në javën e fundit të Gushtit.

 “Elvisi kthehet në shtëpi” është një film trigjuhësh, kryesisht anglisht dhe me pak shqip e serbisht. Mickey që luhet nga Dritan Kastrati është një shqiptar i paligjshëm në Londër. Si admirues i Elvis Priestly, puna e tij është të argëtojë trupat britanike paqeruajtëse të vendosura në Ballkan pas luftërave të viteve ‘90.

Për t’i shpëtuar vdekjes nga dora e disa fëmijëve, Mickey, prezantohet si mjek dhe i çon ata në kampin e refugjatëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Për të ndalur luftën e nisur aty, ai nis të këndojë por kupton se nuk është as Mickey as Elvis por një njeri pa atdhe.

Pas konkurrimit në Montreal, “Elvisi kthehet në shtëpi” historia e çdo fëmijë në botë që njohu luftën do të ketë premierën e tij edhe në Tiranë në Nëntor./Tv Klan