Ka si subjekt masakrën në xhami në Zelanden, kryeministrja Ardern: Nuk trajton çështjen siç ka ndodhur në të vërtetë

Regjisorja e një filmi të diskutueshëm të Hollivudit që përshkruan përgjigjen e kryeministres së Zelandës së Re Jacinda Ardern ndaj sulmeve terroriste në Christchurch ka dhënë dorëheqjen nga projekti pas kritikave që la mënjanë viktimat myslimane.

Philippa Campbell ka kërkuar falje dhe është shprehur se ngjarja e 15 Marsit të 2019 është e papërpunuar mirë dhe nuk merr në konsideratë mjaftueshëm kontekstin politik dhe njerëzor të historisë. 

Filmi me titull “They are Us” është kritikuar gjithashtu nga subjekti i tij ku Ardern që luhet nga aktorja Rose Byrn anashkalon fokusin kryesor duke lënë pas komunitetin që ra pre e sulmit.

Dorëheqja e saj nuk do të thotë që filmi i mbështetur nga SHBA nuk do të transmetohet. Ardern javën e kaluar u shpreh se nuk kishin asnjë lidhje me filmin. E pyetur për këtë në një konferencë për shtyp, ajo tha se komuniteti mysliman duhet të jetë në qendër të çdo filmi që kanë si subjekt ngjarjen e ndodhur ne Christchurch në xhaminë Al Noor.

“Pajtohem që ka histori. Por ato janë histori nga komuniteti ynë mysliman, kështu që ata duhet të jenë në qendër të kësaj. Unë nuk e konsideroj se roli im në këtë film duhet të tregohet si histori”, u shpreh ajo. 

Një peticion për të mbyllur prodhimin e filmit ka marr deri më tani rreth 60,000 nënshkrime gjatë tre ditëve të fundit. Por disa myslimanë vunë në pikëpyetje dhimbjen e familjeve të viktimave, miqve dhe komunitetit të gjerë e cila në film nuk është shfaqur për asnjë moment.

Sulmuesi, supremacisti i bardhë i njohur si Brenton Tarrant, është dënuar me burgim të përjetshëm. Në 15 mars, ai hapi zjarr ndaj myslimanëve brenda xhamisë Al Noor ku mbeten te vdekur 51 besimtare, ndërsa pamjet u transmetuan live në Facebook. Masakra bëri që Zelanda e Re të reformonte ligjet e saj për armët.

Klan News