Tom Holland në rolin kryesor të filmit të shumëpritur nga publiku

“Uncharted” titullohet filmi i ardhshëm amerikan i zhanrit aksion, i cili vjen me regji të Ruben Fleischerit, dhe në rolin protagonist, aktorin shumë të dashur nga publiku, Tom Holland.

I bazuar në videolojën e famshme me të njëjtin titull, Tom Holland personifikon kryepersonazhin Nathan Drake, Mark Ëahlberg i cili vjen në rolin e mentorit të tij Victor Sullivan, Sophia Ali, Tati Gabrielle dhe Antonio Banderas.

Puna rreth skenarit dhe përgatitjeve rreth realizimit të këtij projekti kishte filluar në vitin 2008, por përgjatë viteve filmi u përball me shumë ngatërresa dhe probleme, duke i ndërruar disa herë skenaristët, aktorët dhe regjisorët e tij, ndër të cilët kishte edhe emra të njohur të kinematografisë, si David O. Russell, Neil Burger, Seth Gordon, Shaën Levy, Dan Trachtenberg dhe Travis Knight.Filmi “Uncharted” do të lancohet në kinema më 18 Shkurt 2022.

Klan News