“A star is born”, filmi me protagonistë Lady Gaga dhe Bradlye Cooper ka shënuar sukses të jashtëzakonshëm. Për të gjithë, fansat kompania “Warner Bross” ka vendosur që në kinema të shfaqë një version të ri të filmit.

Bëhet fjalë për 12 minuta filmime të papublikuara më parë, por edhe një duet të ri të çiftit të këngëtarëve që mahnitën me performancën e tyre gjatë ceremonisë së çmimeve Oscar.

Version i ri do të dalë në kinema në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe në Mbretërinë e Bashkuar më 1 Mars.

“A star is born” u nominua për 8 çmime Oscar, ndërsa këngëtarja Lady Gaga ngriti trofeun për këngën më të mirë, “Shallow”. Filmi u realizua me një buxhet prej 36 milionë Dollarësh, ndërsa arriti të arkëtojë 425.4 milionë Dollarë.

Klan Plus