Një grua është bërë dëshmitare pasi ka parë në breg disa krijesa të ngjashme me dragonjtë ngjyrë blu. Ngjarja ka ndodhur në Afrikën e Jugut. Kafshët quhen “Glaucus Atlanticus”. Ndryshe njihen me emrat dallëndyshja e detit ose engjëlli blu.

Krijesat u gjetën në plazhin Fish Hoek. Ato u fotografuan nga Maria Wagener, e cila ka një faqe Facebook-u rreth bregdeteve dhe jetës së detit. Wagener thotë se ka gjetur 20 krijesa të tilla në breg dhe se nuk i kishte parë ndonjëherë më parë.

“Kisha ndjenjën se këto do të më thumbonin”, ka treguar ajo duke thënë se pse nuk i kapi krijesat e çuditshme.

Edhe pse duken të bukura dallëndyshet e detit mund të të thumbojnë fuqishëm. Kjo gjë mund t’i bëjë njerëzit të kenë të përziera, të vjella, alergji, kruajtje apo skuqje të lëkurës. /tvklan.al